Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, e cila kohëve të fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ka publikuar sot disa fotografi në Instagram me mbishkrimin “Mirë u takofshim”, duke na bërë të mendojmë se po vjen me projekt të ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Mirëpo, nëse shfletoni në postimin e Elvanës deri në fund do shihni Elvanën duke bërë video, teksa nëna e saj  dëgjohet duke folur në telefon: “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”.

Ndryshe, “Me Tana” është projekti i fundit muzikor nga Elvana Gjata. Me këtë këngë ajo mori pjesë në “Festivalin e 58-të të Këngës” në RTSH. Elvana zuri vendin e dytë në festival./21Media