Elvana e dëshmon edhe një herë se është një artiste me plot stil

Elvana e dëshmon edhe një herë se është një artiste me plot stil

Nuk ka më shumë se tri ditë që ka publikuar projektin e saj “Forever Is Over” dhe kaq i ka mjaftuar që të bëhet top temë e mediave dhe rrjeteve sociale, është kjo Elvana Gjata këngëtarja e cila ka nisur rrugëtimin e saj në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi Elvana ka realizuar disa fotografi në të cilat shfaqet shumë tërheqëse, shkruan rtv21.tv

Me një fustan të kaltër të bërë nga materiali i xhinseve dhe një palë syze të bardha, Elvana e ka dëshmuar edhe një herë se sa me stil është.

Ndryshe, kujtojmë se “Forever Is Over” ka arritur për tre ditë mbi 1 milion klikime në YouTube./21Media