Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Elvana Gjata porsa ka publikuar albumin e saj të ri në Youtube. “Çelu” titullohet albumi, i Elvanës, i cili përmban 7 këngë, shkruan rtv21.tv

”A po vjen”, ”Drandofilat”, ”Jeta ime”, ”Vendi im”, ”Kur jemi dasht”, ”Kunadhe” e ”Mos u ngut”,  janë titujt e këngëve të reja të artistes.

“E di qe te gjithe kemi kaluar kohe te veshtira me veten,familjen dhe te afermit tane.Ky album eshte drite dhe shprese per te jetuar jeten!”, ka shkruar sot artistja krahas një postimi në instagram.

Këngët janë lansuar në rrjetin ”Spotify”, ndërsa tani të gjithë ata që e dëgjojnë Elvanën, këngët e albumit të saj mund t’i gjejnë edhe në Youtube./21Media