Me rastin e festës së Kurban Bajramit, urimet nuk kanë munguar nga fytyrat publike. Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata.

Përveç urimit, Elvana bëri thirrje që në këto ditë të vështira pandemie, ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe të shpresojmë në ditë më të mira.

“Gëzuar të gjithë besimtarëve Musliman ditën e Kurban Bajramit. Në këto ditë të vështira, të duam edhe më shumë njëri tjetrin, e të besojmë në ditë më të mira që do të vijnë”, ka shkruar ajo.

Sot besimtarët e festë islame festojnë Kurban Bajramin. Ndonëse ky është Bajrami i dytë që po kalon mes pandemisë që ka përfshirë botën. /21Media