Embargoja e BE-së ndaj naftës ruse “brenda ditësh”, tha ministri gjerman i ekonomisë

Bashkimi Evropian është afër marrëveshjes për një embargo ndaj importeve të naftës ruse, tha ministri gjerman i ekonomisë për transmetuesin ZDF të hënën mbrëma.
“Ne do të arrijmë një përparim brenda ditëve”, tha Robert Habeck.
Por, ai shtoi se një ndalim i tillë nuk do ta dëmtonte menjëherë Rusinë pasi rritja e çmimeve globale të naftës kishte nënkuptuar se ajo po fitonte më shumë për vëllime më të ulëta.
Në vend të kësaj, tha Habeck, BE dhe SHBA po shqyrtojnë një propozim për të kufizuar çmimet globale të naftës – një “masë e pazakontë”, pranoi ai, përpara se të shtonte, “por këto janë kohë të pazakonta”.
Rusia furnizon 40% të gazit natyror të BE-së dhe 27% të naftës së saj të importuar – BE-ja i paguan vendit afërsisht 400 miliardë euro në vit për këtë furnizim, shkruan BBC.
BE-ja ka njoftuar gjithashtu plane afatgjatE për t’u zhvendosur në burimet e energjisë së gjelbër për të mos u mbështetur plotësisht te nafta dhe gazi rus./21Media

Back to top button