Një ëmbëltore në Gjermani ofron vaksina për myshterinjtë e saj, por këto vaksina dallojnë nga ato që përdoren për trajtim të sëmundjeve. Këto vaksina kanë mbushje lëngjesh të ndryshme, të cilat injektohen në petulla.

Myshterinjtë ose i injektojnë ato derisa janë në ëmbëltore, ose blejnë një shiringë tjetër, e mbushin me lëngun që preferojnë dhe atë e injektojnë në petull shtëpi, përcjell rtv21.tv

Walter Simon, menaxher i kësaj ëmbëltoreje, ka thënë se tani për tani kanë 12 lloje vaksinash, si ananas, çokollatë e bardhë, lëng vezësh, pjeshke, reçel kumbulle, e të tjera. Ai ka thënë tutje se ofrojnë një përzgjedhje të mirë të këtyre lëngjeve.

Një prej klientëve në këtë ëmbëltore është Elke Rott, e cila ka thënë se ka shansin të zgjedh vaksina me lëngje të ndryshme, dhe kjo i pëlqen. Ajo po ashtu ka thënë se i pëlqen që vaksinën mund ta marrë me vete në shtëpi.

Rott ka treguar se për çdo vaksinë marrin edhe certifikatën, gjë që i siguron akoma më shumë për t’i ngrënë./21Media