Emergjenca me numër rekord të pacientëve
24 Prill 2019
Në tremujorin e parë në emërgjencë ndihmë kanë kërkuar më shumë se 18 mijë pacientë
Në tremujorin e parë në emërgjencë ndihmë kanë kërkuar më shumë se 18 mijë pacientë
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar numër rekord të trajtimit të rasteve brenda 3 muajve të parë të këtij viti.
Me anë të një komunikate të dërguar për media, QKUK ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në Emergjencë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se 18 mijë pacientë.
Vitin e kaluar, për periudhën janar-mars, stafi mjekësor në Klinikën Emergjente u ka ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore 11 mijë 591 personave.
Numri i trajtimit të rasteve emergjente në QKUK sipas tyre është rritur, pas investimeve në Klinikën Emergjente nga Ministria e Shëndetësisë, për ofrim të shërbimeve më cilësore pacientit dhe kushte më të mira pune stafit mjekësor.
Ndryshe, në fillim të muajit prill një ekip mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka kryer një operacion të komplikuar tek një grua, duke ia larguar një cistë nga vezorja, i cila peshonte 10 kilogramë. /21Media