Qeveria e Kosovës sot ka emëruar bordet e përkohshme në ndërmarrjet Posta e Kosovës, Trepça dhe Infrakos.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka bërë prezantimin e anëtarëve të bordeve të përkohshme, duke thënë se ata emërohen pas kalimit të afatit prej 6 muajsh të bordeve të përkohshme të mëhershme.

Emërohet bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Trepça në përbërje të Sylejman Hyseni kryesues, Shyqiri Sadiku anëtar, Esat Peci anëtar, Safet Sadiku anëtar, dhe anëtari i 5 vjen nga përfaqësuesi i punëtorëve… Emërohet bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Posta e Kosovës në përbërje Leonard Shabani kryesues, Fadil Aliu anëtar, Elda Maloku anëtare, Ujkan Kamberi anëtar…. Emërohet bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Infrakos me këtë përbërje Kryesues Brahim Selimaj, anëtarët Sehat Thaçi, Avni Kajdomçaj, Sanja Llozaroviq”, ka thënë ai.

Lidhur me emërimin e anëtarëve të bordeve të përkohshme ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës Goran Rakiq, duke kërkuar që në këto borde të jenë edhe përfaqësues të komuniteteve.

Për këtë ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka thënë se duke qenë se janë borde të përkohshme dhe se mandati i tyre është tejet i përkohshëm deri në zgjedhjen e anëtarëve të rregullt.

Procesi i përzgjedhjes i selektimit të anëtarëve të rregullt të anëtarëve të bordit të drejtorëve jemi në proces dhe aty është mundësia më e madhe, po ashtu se ky është një mandat tejet i përkohshëm”, ka theksuar ai.