Këshilli Evropian sot ka emëruar Tomáš Szunyog nga Republika Çeke si përfaqësues të ri të Bashkimit Evropian për Kosovë, me mandat nga 1 shtatori 2020, deri më 31 gusht 2021. Ai do të zëvendësojë Natalya Apostolovan që e ka mbajtur këtë pozitë qysh nga korriku i vitit 2016.

Përfaqësuesi i BE-së luan një rol për promovimin e një Kosove stabile, të shëndetshme, paqësore, demokratike dhe multietnike, përfshirë fuqizimin e stabilitetit në rajon dhe kontribuimin në marrëdhëniet e mira fqinjësore rajonale në Ballkanin perëndimor. Përfaqësuesi promovon një Kosovë që është e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e minoriteteve, si dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovë mbështet perspektiven evropiane të Kosovës./21Media