Emerson Palmieri do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë italo-brazilian u përfol për një largim të mundshëm edhe në verë, por nuk arriti oferta e duhur.

Ai ka luajtur vetëm tri ndeshje, dy në EFL Cup dhe një tjetër si zëvendësues në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Juventus, Inter dhe Napoli mbeten tri skuadrat më të interesuara për lojtarin i cili dëshiron rikthimin në Itali.

Por nuk përjashtohet edhe një transferim tek kampioni në fuqi i Turqisë, Istanbul Basaksehir.