Emigranti Altawi: Kosova si Palestina, shtet pa rregulla

Khalil Altawi, një i ri nga Palestina thotë se ka ardhur në Kosovë, për të ikur nga lufta. Sipas tij Kosova është një vend i mirë për të jetuar, por nuk e përjashton mundësinë e largimit për në vendet Evropiane.

“ Unë jam nga Palestina, unë jam në Kosovë sepse jam munduar ta zgjedhë një shtet më të mirë në Kosovë janë njerëzit më të mirë dhe nuk janë si grekët, Kosova është një shtet i lehtë dhe nuk ka rregulla më ngjanë me Palestinën, pata mundësi dhe e shfrytëzova për një jetë më të mirë, ne e duam Kosovën dhe jemi miq me Kosovën, nëse do të mund ika do të shkoja në vendet Evropiane.”

Drejtori i qendrës së azilit në Magure, Fitim Zariqi, për RTV21 thotë se emigrantët janë kryesisht janë nga vendet e lindjes. Sipas tij ata e shfrytëzojnë Kosovën si një vend transiti.

“sipas të dhënave që kemi bë kryesisht vijnë nga Maroko, Siria, Ukrainë, Turqi, Afganistan, Pakistan dhe vende të ndryshme të lindjes…qendra është e tipit të hapur dhe mund të hyjnë dhe dalin nga qendra në ora 7 deri në 22, sivjet deri më tani kemi pasë gjithsej 72 aplikues, nëse i shohim vitet e kaluara në vitin 2021 kemi pasur 1409 persona, në vitin 2022, 550 dhe tani kur po flasim janë 72 një pjesë prej tyre e kanë leshu qendrën për azil dhe janë largu dhe nuk dihet vendndodhja e tyre”

Vështirësitë në komunikimi dhe risocializimi është një nga vështirësitë në të cilat hasin emigrantë. Por sociologu Ilir Musa, thotë se fëmijët e mësojnë më lehtë gjuhën shqipe, ndonëse sipas tij puna me emigrantë nuk është aspak e lehte.

“… me thanë të drejtën fëmijët shumë lehtë e mësojnë gjuhen shqipe dhe mësuesja është e pregaditur shumë mirë edhe ata të cilët qëndrojnë në një kohë më të gjatë menjëherë vërehen rezultatet… nuk është shumë e lehtë por me mund ja dalim…”

Qytetarët që jetojnë afër qendrës së azilit në Magure, thonë se tani për tani nuk kanë telashe me emigrantët por që sipas tyre, në të kaluarën kanë pasur shumë probleme.

“Për momentin nuk ka ma herët ka pasë kanë hyrë nëpër shpia kanë ba telashe tash qe një kohë të shkurt nuk ka telashe edhe pse mdoket ktu ma shumë kanë pru familjarë”

“… ndërkohë tu u ndrru kanë ardhur shumë të papërshtatshëm problematika deri sa edhe xhaminë e kanë dhez atje, thejshin shpija, edhe ktu marketet s’disa herë i kanë thy, tash ska ma edhe janë met pak ska ma”

Kërkesa për azil mund të bëhet nga çdo person që nuk është shtetas i Kosovës, në pikat kufitare apo stacione policore. Ndërkaq sipas drejtuesve të kësaj qendre, një numër i vogël i pret procedurat deri në fund, të cilat mund të vonojnë më shumë se 9 muaj./21Media

Back to top button