Emily Ratajkowski ka akuzuar fotografin Jonathan Leder për abuzim seksual ndaj saj gjatë një fotosesioni në shtëpinë e tij në vitin 2012, një pretendim që ai e mohon me këmbëngulje.

Leder publikoi një libër me fotot e realizuara në vitin 2016 dhe modelja thotë se kjo ndodhi pa pëlqimin e saj, por Leder e kundërshton edhe këtë detaj.

Në një ese të botuar për revistën “New York” të martën me titull “Riblerja e Vetëvetes: Kur arrin një modele të zotërojë imazhin e saj?”, Ratajkowski rrëfeu për incidentin. Ajo kujton se agjenti i saj i atëhershëm kishte shkuar në banesën e Leder në Woodstock për një fotosesion të papaguar për një revistë të quajtur “Darius”. Ata kishin rënë dakort që modelja të qëndronte gjithë natën në shtëpinë e tij për të realizuar setin fotografik.

Teksa po bënte grimin para se të dilte para kamerës, fotografi i kërkoi që të pozonte me të brendshme gjë për të cilën ajo nuk ishte informuar dhe nuk kishte rënë dakort. Më pas ai i kishte ofruar disa gota verë që ajo nuk i refuzoi.

Pasi e pa që modelja po dehej ai i kërkoi që të pozonte nudo për një set tjetër.

U ndjeva shumë në siklet, më dukej sikur dola nga trupi im dhe po shihja veten e zhveshur teksa lëvizja në krevat për të marrë poza” , u shpreh modelja.