Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian festojnë dhjetë vjetorin e lidhjes, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Emina ka publikuar një fotografi në të cilën shihet pranë bashkëshortit, teksa ka lënë një mbishkrim të veçantë.

“Dashuria ime. E bekuar që të kam në jetën time. 10 vite së bashku, 5 vite martesë, 2 vajza të mrekullueshme, shumë dashni, mësimë, disa periudha të vështira por asgjë nuk mund ta thyejë themelin e fortë. Mezi pres të plakem së bashku dhe të shoh fëmijët e fëmijëve tanë. Familja mbi të gjitha, Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, ka shkruar Emina.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian janë martuar pesë vite më parë. Martesa e tyre është bekuar me dy vajza, Ella Farian dhe Mia Soraya./21Media