Modelja Emina Cunmulja ka treguar si i është nënshtruar për herë të dytë testit për Covid-19 dhe ka rezultuar negativ.

Ajo përmes një video ka treguar procesin e testimit, i cili duket se nuk ka qenë aq i lehtë për modelen me prejardhje nga Mali i Zi.

“Është hera e dytë dhe duket sikur sytë po të dalin prej vendi”, ka shkruar ajo mbi video./21Media