Datëlindja e 36-të e gjeti modelen e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj në vendin e saj të preferuar, në Tuz të Malësisë.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga ballkoni i shtëpisë së saj dhe ka kujtuar kohën kur po bëhej gati të ikte për në SHBA për të pasur një jetë më të mirë dhe t’i ndjekte ëndërrat.

Emina shprehet e lumtur për jetën që bën tani, bashkë me partnerin Sam Nazarian dhe dy vajzat.

Të mendosh se 18 vite më parë, në ditën e njëjtë isha e ulur në po të njëjtin vend, duke u bërë gati të ikja nga shtëpia, për të pasur një jetë më të mirë dhe t’i ndjekja ëndërrat, të cilat me shumë punë u kthyen në eksperiencë të mrekullueshme. Deri te takimi me shpirtin binjak dhe sjellja e dy vajzave në këtë botë. Tani jam në të njëjtin vend me dy vajzat dhe kujtime të bukura që më rrethojnë. Jeta është me të vërtetë e bukur me gjithçka që ofron, e mirë dhe e keqe. Varet nga ne se si i kthejmë ato momente dhe si vazhdojmë të jetojmë“, ka shkruar Emina.