Eminem ka dhënë mbështetjen e tij për bamirësitë rreth viktimave të javës së kaluar në sulmin terrorist në Manchester

Eminem ka dhënë mbështetjen e tij për bamirësitë rreth viktimave të javës së kaluar në sulmin terrorist në Manchester

Ai ka ndihmuar të mblidhen donacione me vlerë mbi 1.8 milionë funte. Reperi amerikan rrallë herë e përdorë Twitterin, mirëpo këtë e ka bërë për të qenë në mbështetje të viktimave të Manchesterit, shkruan rtv21.tv.

“Bashkohuni me mua për të ndihmuar viktimat e Manchesterit dhe familjet e tyre”, shkroi 44 vjeçari në një postim të datës 25 maj, që u shpërnda më shumë se 8000 herë.

Shumë të famshëm tjerë përfshirë këtu vetë Ariana Granden e Tom Hardyn kanë dhuruar mbështetjet e tyre për eventet ku mblidhen të ardhura për viktimat e Manchesterit./21Media