Emini flet për gjendjen aktuale

Emini flet për gjendjen aktuale

Donika Emini nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë tha në “Click” në RTV21, se ka tendenca që BE-ja me u rikthye në lojë në dialogun Kosovë-Serbi, e kjo sipas saj po vërehet edhe nga asistenca që ja ka bërë Kosovës.

“Dje në intervistën e Lajçakut u vërejt që ka tendenca që BE-ja me u rikthye në lojë. Jo veç në dialog, po vërehet edhe në asistencën që ja ka ofruar BE-ja Kosovës, është pakrahasimisht më e madhe se ajo e SHBA-së. Menjëherë BE-ja ka reaguar më shpejtë sesa në vendet që janë shtete anëtare të BE-së.”, tha ndër tjerash Emini./21Media