“Emocion, dashuri, krenari” – Sadriu reagon pasi Osmani finalizon mandatin si presidente

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, në ditën e fundit që mban këtë titull, doli me një postim për përmbylljen e mandatit të bashkëshortes së tij, presidentes Vjosa Osmani.
Sadriu shpërndau postimin e Osmanit dhe mbishkroi fjalët emocion, dashuri e krenari si përshkrim i viteve të tyre në presidencë.
“Pesë vite HISTORIE. Pesë vite emocion. Dashuri. Krenari për Kosovën”, deklaroi Sadriu në Facebook.
“Ky mandat mbyllet, por ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet”.