Emocione, muzikë e të qeshura kur në RTV21 janë Merita Halili dhe Raif Hyseni

Merita Halili dhe Raif Hyseni, dy artistët e njohur që ndajnë jetën e tyre prej dekadash, ishin të ftuar në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, ku folën për jetën dhe punën e tyre mes Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës.
PDTM nisi me emocione, muzikë e të qeshura teksa çifti performoi këngën “Fërfëlloj thëllënza n’ujë”, e cila është publikuar rreth një vjet më parë.

Nostalgjia për të kaluarë, besa edhe jeta larg vendlindjes, njeriun e bëjnë më të ndjeshëm dhe nganjëherë të ndalësh lotët është e pamundur. Kështu e kishe edhe Halili, e cila u përlot para kamerave teksa fliste për nënën e ndjerë.
Por bashkëshorti i saj gjeti mënyrën që ta qetësojë e mbështesë, duke mos lënë anash edhe humorin.

Për shikuesit e shumtë të RTV21, Halili tregoi se cila është kënga e saj e preferuar./21Media

Back to top button