Eliza Hoxha, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në "Eurovision"

Eliza Hoxha, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”

Edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës do të mbahet në datat: 20, 21 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Në këtë edicion do të garojnë 22 konkurrentë ndër të tjera edhe emra  të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Dihet se fituesi i kësaj gare do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovizion”.

Kujtojmë se vitin e kaluar Shqipërinë e përfaqësoi Eugent Bushpepa me këngën “Mall” dhe u rendit në venin e 11-të./21Media