Sara është emri i gjinisë femërore, ndërsa Matej emër i gjinisë mashkullore që më së shpeshti qytetarët e Maqedonisë së Veriut ua kanë lënë të sapolindurave të tyre gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Udhëheqje të Librave Amë, në mesin e emrave të shpeshtë në vitin 2020 te foshnjat e sapolindura të gjinisë femërore janë: Sara, Jana, Jovana, Maria, Sofia, Asia, Elif dhe Tuana, përderisa te fëmijët e gjinisë mashkullore emra më të shpeshtë janë: Matej, Tadej, Aleksandar, Kalin, Uvejs dhe Diar.

Si emra më specifikë, të cilët prindërit e tyre ua kanë vendosur të sapolindurve të tyre janë: Antigona, Dunja, Anika, Valeria dhe Kalia.

Sipas statistikës, vitin e kaluar 2019 emra më të shpeshtë te foshnjat e sapolindura të gjinisë femërore ishin: Denicia, Mihaela, Jana dhe Katerina, përderisa te fëmijët e gjinisë mashkullore emra më të shpeshtë ishin: David, Mihail, Stefan dhe Kalin, raporton TV21./21Media