Princesha Eugenie dhe burri Jack Brooksbank e kanë quajtur djalin e tyre të porsalindur August Philip Hawke Brooksbank.

Çifti janë fotografuar me djalin në një foto të re të publikuar nga Pallati Buckingham, përcjell portali rtv21.tv

Pasardhësi i Familjes Mbretërore lindi në spitalin ekskluziv të Portland në Londrën qendrore.

Ai lindi i 11-ti në radhë të fronit por do të kalojë në vendin e 12-të në linjën e trashëgimisë pasi u njoftua që Duka dhe Dukesha e Sussex po presin fëmijën e tyre të dytë.

Edhe pse nëna e tij është një princeshë, ai nuk do të jetë HRH as të mbajë një titull, përveç nëse Mbretëresha vendos ndryshe. Kjo sepse ai lindi në linjën femërore të Familjes Mbretërore.

Në ditën kur ai lindi, Eugenie, 30, ndau një fotografi bardh e zi në Instagram të duarve të çiftit që mbanin gishtat dhe dorën e djalit të tyre.

Mbretëresha, Princi Philip, prindërit e Eugenie, Princi Andrew dhe Sarah, Dukesha e Jorkut dhe prindërit e Z. Brooksbank u tha se ishin “të kënaqur me lajmin”, në një deklaratë të Pallatit të lëshuar për të njoftuar lindjen./21Media