Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me Enca Haxhia në Instagram, ka diskutuar rreth mundësisë së një bashkëpunimi.

Bebe e pyeste Encën për këngën e re që po përgatit, kjo e fundit i ka thënë se do të dëshironte ta kishte atë në këtë këngë apo ndonjë këngë tjeteër. Në lidhje me këtë Bebe i ka thënë se pranon por që ka kërkuar të jetë një këngë me ritme shqiptare.

Dy artistet e kanë nisur biseden me komplimente ndaj njëra-tjetrës duke folur edhe anglisht e edhe shqip./21Media