Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, sot u ka treguar fansave të saj arsyen pse nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale.

Këngëtarja 24 vjeçare përmes disa postimeve në rrjetet sociale, sot ka bërë të ditur se i është nënshtruar një operacioni në këmbë.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona 💪🏼 1 thyerje kembe & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca 😜 Grateful and blessed for my life , dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem 🙏🏼❤️🧿”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë ku shihet e mbështetur në paterica.

Më 29 korrik të këtij viti këngëtarja e mirënjohur, Enca Haxhia, në bashkëpunim me Don Xhonin publikuan projektin “Break Doën”, projekt ky i cili deri më tani ka grumbulluar mbi 9.7 milionë klikime në kanalin zyrtar “YouTube”./21Media