"Keni kohë për aplikimet derisa..."

“Keni kohë për aplikimet derisa…”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia është njëra nga personazhet më të përfolura në media, si për jetën personale ashtu edhe për karrierën e saj muzikore.

Përveç projekteve të reja muzikore, Enca është mjaft aktive në rrjetin social, Instagram ku numëron dy milionë ndjekës.

Së fundmi në po këtë rrjet, këngëtarja ka publikuar një shkrim ku kërkon gjashtë shokë të rinj e që këta të fundit duhet t’i plotësojnë disa kritere së pari.

Kemi 6 pozicione të lira në shoqëri, për njerëz që zgjohen herët dhe duan të bëjnë aktivitete që në mëngjes, të pin kafe, mundësisht ndonjë xhiro afër detit. (llogara ideale). Keni kohë që për aplikimet derisa të zgjohen miqtë e mi të natës”, shkruhet në imazhin e publikuar nga Enca.

Kjo “shpallje” vjen pasi që sipas artistes, ajo është e vetmja në mesin e shoqërisë që zgjohet herët, shkruan rtv21.tv.

Sigurisht kjo duhet të jetë vetëm një shaka e radhës që këngëtarja ka vendosur t’ua bëjë publikisht miqve të saj.

“Balad” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 1 shkurt dhe që deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media