Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, shumë shpejt pritet që të vijë me një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Enca ndau me ndjekësit një video në të cilën shihet në studio muzikore. “Ahhh ça këngë ka me ardh”, ka shkruar Enca krahas videos.

Ndryshe, “Ku Mete” është projekti i fundit muzikor që Enca e ka publikuar më 10 qershor. Deri tani kjo këngë ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media