Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enca Haxhia nuk e ka në plan të ndalet me prurje të reja muzikore. Ndonëse ka vetëm 1 muaj qysh kur e lansoi projektin “Ku mete”, artistja bëri të ditur se po përgatit edhe një projekt të ri. Por këtë herë duket se Enca nuk do të jetë vetëm.

Siç la të nënkuptohet ajo përmes një fotografie në Instagram, ajo po vjen me një bashkëpunim, por nuk dha detaje se me kë po bashkëpunon për projektin e ri.

“Duke mendu per superhitin 2020-2021 feat…?”, shkroi ajo krahas kësaj fotografie.

Projekti i saj paraprak u prit shumë mirë nga fansat e saj. Deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime./21Media