Enca thotë se nuk do të publikoj më foto me bikini
26 Qershor 2020
Këngëtarja Enca Haxhia, e cila numëron mbi 2.2 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, sigurisht që e ndez rrjetin sa herë publikon foto me bikini.
Foto të tilla kanë qenë të shumta së fundmi në profilin e saj, mirëpo duket se “ditët hot” morën fund.
Në një postim të fundit në Instagram, Enca ka paralajmëruar ndjekësit e saj se nuk do të publikojë më fotografi në bikini.
“Fotografia e fundit që po e publikoj në rroba banjo”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
“Ku mete” është kënga e fundit e artistes, videoklipi i së cilës është klikuar mbi 3 milionë herë në kanalin YouTube.