Këngëtarja e njohur, Enca Haxha së shpejti do të publikojë projektin e radhës, i cili kësaj radhe do të jetë bashkëpunim.

Enca për këngën e radhës ka bashkëpunuar me reperin, Don Xhoni dhe kënga e tyre do të publikohet pas dy ditësh, shkruan rtv21.tv

Lajmin e bëri të ditur sot Enca përmes një postimi në instagram. “TE MERKURE ORA 17:00 – “BREAK DOWN” ft Don Xhoni !”, shkroi artistja në instagram, ku publikoi edhe një imazh në bikini.

Kujtojmë që, projekti i fundit muzikor i Encës është “Ku mete”, i publikuar më 10 qershor, i cili deri tani në Youtube ka rreth 5 milionë klikime./21Media