Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, dje ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbushur 25 vjet dhe për këtë ditë të veçantë ajo organizoi një festë. Tema e ditëlindjes ka qenë që të gjithë të ftuarit të visheshin me pizhama.

Në rrjetin social Instagram, Enca ka ndarë me ndjekësit e saj foto nga festa e ditëlindjes.

 

Enca në “Instastory” ka treguar edhe disa nga dhuratat që ka marrë për ditëlindje.

 

Ndryshe, “Break Down” është projekti i fundit muzikor nga Enca në bashkëpunim me Don Xhonin. Kënga ka arritur mbi 11 milionë klikime në Youtube./21Media