Përfundoi pa marrëveshje takimi i liderëve, i cili ka nisur nga mesdita. Edhe ky takim i dytë nuk solli një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, raporton TV21.

Partitë vazhdojnë të mbështesin qëndrimet e tyre në lidhje me atë se kur duhet të realizohet procesi zgjedhor dhe nuk ia kanë dalur të merren vesh mes vete./21Media