Bashkëpunimi i fundit i këngëtares së mirënjohur, Genta Ismajlit dhe Marselit siç duket po pëlqehet mjaft mirë nga publiku. Projekti “Ça Me Bo” është publikuar më 29 gusht dhe ende pa i bërë 1 muaj nga lansimi, ai ka arritur rreth 7 milionë klikime, shkruan rtv21.tv

Deri në këto momente kënga është klikuar 6 milionë e 968 mijë e 418 herë në Youtube.

E për këtë sukses, Genta nuk harroi të falënderoi fansat e saj të shumtë. “7 MILLION Thank you very much to everyone”, shkroi Genta sot në instagram, ku numëron 474 mijë ndjekës.

Për tekstin e këngës “Ça Me Bo” është përkujdesur MUMA, ndërsa për muzikën Alfred Sula. Ndërkaq, videoklipi është realizuar Max Production./21Media