Seriali “Jetë e hidhur” ka qenë seriali i parë turk i transmetuar në Kosovë, që për një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete publikun kosovar.

Shumica e aktorëve që kanë qenë pjesë e serialit kanë lënë gjurmë pas vetes, dhe kanë mbetur të paharruar për një kohë të gjatë, shkruan rtv21.tv

Oguz Galeli, aktori i cili i dha jetë përsonazhit të Enderit një djalë i pashëm e i pasur, i cili me çdo kusht donte të merrte atë që e dëshironte, u bë i njohur në trevat shqiptare.

Pas këtij seriali “Enderi” vazhdoi karrierën e tij edhe në Gjermani dhe Belgjikë si pjesëmarrës i  disa projekteve kinematografike.

Ndryshe aktori, veç botës së filmit ai ka edhe një biznes të vetin. Kompania e tij përgatit mbështjellësit për smartfonë dhe tabletë si dhe kuleta e aksesorë të tjerë në firmën MiKE GALELi.

Por, se si duket ai sot si 53 vjeçar dhe sa ka ndryshuar, keni mundësi ta shihni në disa foto./21Media