Endrit Shala në takim me Osmanin
23 Dhjetor 2020
Gjatë ditës së sotme, ushtruesja e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike për t’u konsultuar për zgjedhjet e reja.
Takimet e sotme Osmani do t’i fillojë me përfaqësuesin e koalicionit Nisma-AKR, Endrit Shalën.
Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi Shala, i cili bëri të ditur se takimi do të fillojë nga ora 11:00.
Ndërsa, në orën 12:00, u.d. Presidentja do të takojë përfaqësuesin e Grupit 6+, ndërkaq, në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesin e Listës Serbe./21Medi