Endrit Thaçi, djali i tashmë ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka dedikuar një shkrim në rrjetet sociale babait të tij.

Ai ka thënë se lufta e babit dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte e drejtë.

Endriti ka shtuar se do ta marrë malli për Thaçin, por me kokën lartë do t’i festoj fitoret e tij.

“Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi”, ka shkruar ai.

Hashim Thaçi sot pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. Ai tha se nuk do të lejojë që para gjyqit të dal presidenti andaj për të mbrojtur integritetin e Kosovës duke respektuar miqtë ndërkombëtar “sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës”./21Media