Eneda Tarifa publikoi këngën “Për ty”
15 Shkurt 2021
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, në ditën e të dashuruarve ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Për ty”.
Muzikën e këngës “Për ty” e ka bërë Edmond Rrapi, tekstin e ka shkruar Drita Çomo, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Shpëtim Saraçi.
Për videoklipin e këngës së re Eneda ka bashkëpunuar me produksionin Pro Video./21Media