Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj sot zhvilloi një bisedë me kongresmenin Eliot Engel, në një mbledhje virtuale.

“Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel”, shkroi Cakaj në facebook.

Ai theksoi se Engel i siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!

“Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen!”, shkroi Cakaj në facebook./21Media