Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel i ka thënë presidentit Donald Trump se luftën në Kosovë e kishte përfunduar Bill Clintoni e NATO dhe jo ai.

“I dashur president Donald Trump, lufta në Kosovë ka përfunduar dy dekada më parë, më 1999. Ju nuk e përfunduat atë. Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë përfunduar atë”, ka shkruar Engel.

Trumpi gjatë fushatës elektorale në Nebraska ka thënë se me marrëveshjen e Washingtonit i ka dhënë fund një konflikti të përgjakshëm, ku ka shpëtuar mijëra jetë./21Media