Engjëllusha drejt publikimit të këngës së parë vetëm

Engjëllusha drejt publikimit të këngës së parë vetëm

Këngëtarja e re në skenë Engjëllusha Salihu pak ditë më parë ka paralajmëruar një projekt solo. Kurse sot ajo ka bërë të ditur se videoklipi i kësaj kënge është finalizuar.
Engjëllusha siç ka lënë të kuptohet nga një postim në Instagram Story, për videoklip ka bashkëpunuar me EMF Creative, përkatësisht Milot Llaloshin.

Engji hapat e parë në karrierë i nisi me të ëmën këngëtaren Shyrete Behlulin, me të cilën realizoi dy këngë, ndërsa ky projekt është i pari të cilin ajo e sjell vetëm./21Media