"Hold up" projekti më i ri i këngëtares nga Shqipëria

“Hold up” projekti më i ri i këngëtares nga Shqipëria

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi është në përgatitje të një projekti të ri.

Ajo përmes postimeve të vazhdueshme të fotografive në rrjetet sociale po shfaq detaje nga videoklipi që sipas saj do të publikohet brenda këtij muaji, por ende nuk e ka bërë të ditur datën e publikimit të këngës.

Projekti më i ri i Enit i cili pritet të publikohet shumë shpejt do të titullohet “Hold up”, shkruan rtv21.tv.

Ndryshe “Your Love” është kënga e fundit nga Eni e publikuar dy muaj më parë./21Media