Mahnit me dukjen

Mahnit me dukjen

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Eni Koci është ndër këngëtaret më aktive dhe më të ndjekura në rrjete sociale. Ajo vazhdimisht publikon imazhe të shumta, me të cilat befason ndjekësit e saj.

Në prag të festave të fundvitit, artistja e njohur zgjodhi një imazh të bukur për t’i uruar ndjekësit e saj. Shfaqet me një fustan të shkurtër ngjyrë blu, i cili ia vë në pah format perfekte trupore, shkruan rtv21.tv

“Gëzuar edhe për një vit tjetër”, shkroi ajo krahas imazhit të publikuar.

Artistja gëzon një karrierë të suksesshme. 23-vjeçarja këtë vit solli katër projekte, tri bashkëpunime dhe një solo. “Afër teje” në bashkëpunim me Olsi Bylykun, që u publikua në muajin mars, “Larg” në bashkëpunim me Elinel, që u publikua në muajin maj, “Bella” në bashkëpunim me këngëtarin Lindon Berisha, që u publikua në muajin korrik, si dhe projektin “Sekreti”, që e publikoi në muajin tetor./21Media