Artisti vjen me baladë

Artisti vjen me baladë

Këngëtari i njohur shqiptar, Enis Bytyqi ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Ti” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë artisti, ndërsa për videoklipin “Martin Flindt”.

Kjo është kënga e parë e artistit për vitin 2019 dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Marak” është projekti i fundit muzikor i Enisit që është publikuar më 30 tetor të 2018-së dhe që deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media