Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së), sot u mbajt ceremonia e dorëzim – pranimit të detyrës së Ministrit të Zhvillimit Rajonal, ndërmjet Enis Kervan-it i emëruar Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Fatos Qerimi-sekretar i përgjithshëm i MZHR-së.

Qerimi, siç u bë e ditur në komunikatë, e njoftoi Kervanin me të gjitha  sfidat e funksionalizimit të MZHR-së si Ministri e re, punën që është bërë gjatë mandatit që shkojë, si dhe të arriturat dhe sukseset e deritanishme.

“Z.Qerimi i dorëzoj z.Kervan gjithë dokumentacionin që ndërlidhet me funksionimin dhe punën e Ministrisë, duke i uruar suksese në detyrën e re.”, theksua në komunikatën për media të minstrisë.

Ministri Kervan, e përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm, për angazhimin dhe të arriturat e deritashme në fushën e zhvillimit rajonal dhe siç njoftohet, potencoi se me gjithë stafin e Ministrisë do të jenë të përkushtuar që të punojnë në avancimin e mëtutjeshëm të Ministrisë dhe realizimin e mandatit të saj ligjor./21Media