Trajneri i Spanjës, Luis Enrique deklaroi se Kosova luajti një ndeshje të mirë, duke u mbrojtur mirë.

“Ne merituam të fitonim ndeshjen qartësisht, kur je 2-1, është moment i vështirë, por në fund mendoj që ne e merituam fitoren. Më pëlqeu si luajti Kosova, ishte një ekip agresivë. Nuk dëshirojë të flas për politik, ne ju respektojmë shumë, nuk dua të flas për këtë temë”, tha ndër tjera Enrique.

Duke folur për momentin e golit të Besar Halimit, ai theksoi se ishte një situatë e vështirë pasi që  në atë moment rezultati ishte 2-1.