Është një prej karatistëve me të mëdhenj shqiptarë, i cili bëri histori në botë. Enver Idrizi pavarësisht kësaj nuk harroi rrënjet e tij.

E këtë e dëshmoi edhe sot. Federata e Karatesë së Kosovës e nderoi me çmimin “Karateisti më i madh mbarëshqiptar”, por ky këtë çmim ia dedikoi Familjes Jashari.

Idrizi ishte vet i pranishëm në Skënderaj, e çmimin ia dorëzoi anëtarit të familjes Jashari njëherit, kryetarit të Skënderajt, Bekim Jasharit.

Karateisti Enver Idrizi u shpreh pasi mori këtë epitet nga Federata e Karatesë, e ndjeu obligim ta ia dorëzoi në Familjen Jashari.

“ Iu thashë Federatës, këtë epitet du me cu te mbretëria që kanë dhënë më shumë për kombin tonë , mbretëria e familjes Jashari. Edhe këtë dhuratë du me lanë në muzeun e Adem Jasharit”, tha Idrizi teksa i dha çmimin Bekim Jasharit.

Në anën tjetër, Bekim Jashari shprehi falënderime ndaj Idrizit të cilin po ashtu nuk e lëshoi duar thatë. Ai i dhuroi stemën e Komunës së Skënderajt./21Media