Nesër, më 07 tetor 2020 ( e mërkurë ), në skenën e Teatrit të Tetovës, vjen premierë për publikun një nga veprat më të bukura të dramaturgjisë amerikane, drama “Epsh dhe lakmi” e Eugene O’Neal. Regjinë e shfaqjen e ka bërë Fitim Selimi, skenografinë dhe kostumet: Medina Hoxha, muzikën: Premtim Etemi.

Në shfaqje luajnë aktorët: Muzafer Etemi, Rrahim Ramadani, Sabina Memishi, Jetmir Arifi, Burhan Amiti, Bekim Smaili, Shpëtim Beadini, Bekim Jahiu, Berat Saliu.

“Epsh dhe lakmi” për subjekt ka jetën e një fermeri amerikan Efraim Kabot, i cili si një punëtor i jashtëzakonshëm ka arritur të rrisë fermën dhe të zgjerojë tokat.  Gjithë jetën e ka kaluar duke thyer e bartur gurë. Por nga lakmia për të shtuar tokat ai harron atë më të rëndësishmen, familjen./21Media