Era Istrefi bëri një ndryshim në pamje
23 Qershor 2020
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram foto e video me ngjyrën dhe modelin e ri të flokëve.
Era është kthyer në një bjonde si dhe ka prerë flokët, shkruan rtv21.tv
Më parë se kjo, Era kishte zgjedhur ngjyrën portokalli për flokët e saj, e që mori komente pozitive nga ndjekësit e saj.
Ndryshe, “No Maybes” titullohet projekti i fundit i Erës, të cilin e solli në bashkëpunim me arstistët, Ilkay Sencan dhe Arash. Kënga është publikuar më 27 mars dhe deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media