Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Era këtë e bëri të ditur vet përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku ka treguar momentin e marrjes së vaksinës.

Këngëtarja nuk ka treguar vendin se ku e ka marrë vaksinën antiCovid.

Ndryshe, këngëtarja pritet që së shpejti të rikthehet me një këngë të re.

“No Maybes” është projekti i fundit muzikor nga Era Istrefi në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. Kënga është publikuar më 27 mars 2020./21Media