Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Era Istrefi në këtë kohë pandemie, ka sjellë në versionin e saj këngën ‘Cayendo’ të Frank Ocean.

Era videon e ‘cover’-it të ri e publikoi në Instagram, teksa dukej mjaft atraktive e veshur me të bardha dhe me ngjyrën e re të flokëve.

“Ditët n’karantinë m’kanë rezultu me këndu këngë kryesisht të dhimbshme por të bukura. Edhe e dhimbshmja është pjesë e bukurisë. Fansat e mi besnik që prej ditës së parë pothuajse e dinë që Frank Ocean ka qenë inspirimi im që nga dita ime e parë. Shpresoj se ju do ta pëlqeni”, shkroi Era në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CAIfM1nFbn7/

“No Maybes” titullohet projekti i fundit i Erës, të cilin e solli në bashkëpunim me me arstistët ndërkombëtar, Ilkay Sencan dhe Arash. /21Media