Menaxheri i Erës, Faton Shoshi feston sot ditëlindjen

Menaxheri i Erës, Faton Shoshi feston sot ditëlindjen

Për sukseset e shumta të saj, Era duhet të jetë falënderuese ndaj menagjerit të saj, Faton Shoshit i cili ka qenë mbrapa saj hap pas hapi.

E pikërisht sot, menagjeri dhe miku i afërt i këngëtares, feston ditëlindjen e tij, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, në mesin e shumë urimeve Fatoni mori një urim të veçantë nga super ylli shqiptar, Era Istrefi.

“Gëzuar ditëlindjen menaxheri dhe miku im i përjetshëm. Kemi arritur aq shumë gjëra bashkë, sa që nuk mund as t’i numëroj… Faleminderit për të gjitha ditët, muajt, vitet fantastike të punës së pandalshme. T’i uroj edhe 100 të tjera (siç themi në Kosovë)”, ka shkruar Era në urimin e saj në Instagram.

Ndryshe, kujtojmë se Era shpesh herë është përfolur për një lidhje të mundshme me Fatonin, gjë të cilën artistja asnjëherë nuk e ka pranuar./21Media